Informatika është një shkencë që merret me përpunimin e të dhënave(informatave) në formë makinerike.Informatika është një shkencë që ka gjetur dhe po gjen zbatim të gjerë edhe në komunikimin masiv ndërnjerëzor.Ky është një sinjal mirëfillës,që i jep epitetin kësaj kohe si kohë
moderne, ku njerëzve po iu mundësohet një informim, por edhe komunikim i shpejtë, i saktë, i gjithanshëm dhe i lehtë.Këtu është edhe rëndësia qenësore e Informatikës.
Informatika po gjen zbatim të madh thuajse në telekomunikacion, bankë, armatë, institute meterologjike, administratë, mjekësi, ekonomi e në shumë e shumë fusha të tjera.
Në kuptimin e përgjithshëm shkenca e informatikës ndahet në:
- Informatikën Teknike: që lidhet me harduerin,
- Informatikën Praktike: që lidhet me softuerin në përgjithësi, në kuadër të cilës realizohet puna e drejtpërdrejt dhe praktike e shfrytëzuesve në kompjuter,
- Informatikën Aplikative: që lidhet me softuerin dhe me programet aplikative në vecanti,
- Informatikën Programuese: që lidhet me procesin e programimit,
- Informatikën Teorike: që lidhet me punën teorike për studimin dhe njohjen mbi proceset e ndryshme për kompjuterin,
- Informatikën e Mjekësise: që lidhet me makinat kompjuterike dhe programet adekuate të kësaj fushe, etj.
- Informatikën Ekonomike: që lidhet me punën e kësaj fushe, nëpërmes të programeve adekuate
- Fusha e sistemeve operative: që studion në detaje dhe në mënyrë profesionale punën me sisteme operative,
- Kriptografia: që studion fushën e kriptimit apo kodimit të të dhënave të rëndësishme për arsye të sigurisë së tyre,
- Multimedia: studion profesionalisht programet dhe proceset që lidhen me muzikën,filmin,fotografinë,tekstin etj.
- Administrimi me rrjet dhe internet: nëpërmes të cilit administrohen punë me pjesëmarrësit që kanë qasje në këto struktura komunikuese.
- Siguria e kompjuterëve por edhe e të dhënave,që është një studim shumëi rëndësishëm në mbrojtje dhe ruajtje të vlerave të të dhënave nga faktorët keqbërës, si p.sh. virusët,trojanët,hakerët etj.